Drita e përfundon pozitivisht ndeshjen kundër klubit nga Ukraina

Skuadra nga Gjilani, Drita ka luajtur sot ndeshje miqësore kundër skuadrës nga Ukraina, Vorskla Poltava.
Ndeshje kjo nga e cila klubi kosovar doli me barazim, 1-1 mirëpo ky rezultat del të jetë i kënqshëm për djelmoshat e Dritës pasi që skuadra ukrainase është një klub me shumë traditë.
Po ashtu ekipit kundërshtar ju ndanë dy kartona të kuq por pa u ndëshkuar nuk mbeti as Betim Haxhimusa i Dritës.
Kurse të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ku për Dritën shënoi Bujar Shabani./Indeksonline/.