75 Mall Live Search
19:42 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drita e “shkatërron” Skënderbeun në miqësore, lëndohen dy futbollistë

Kampioni i Kosovës, Drita e ka konfirmuar formën e mirë para ndeshjes me Sileksin në kuadër të kualifikimeve në Evropa Ligë.

Ata kanë mposhtur me rezultat të thellë 4:1 ekipin nga Shqipëria, Skënderbeun, transmeton Indeksonline.

Golat për Dritën i shënuan: Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Betim Haxhimusa dhe Erjon Vucaj.

Në fund të ndeshjes, dy futbollistët e Dritësm Ilir Blakçorri dhe Festim Alidema pësuan lëndime në kokë dhe u dërguan në spital për t’u kuruar./Indeksonline/