75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 17 Prill 2025 / Gj. Sh

Drita edhe një hap afër titullit kampion, shënon fitore ndaj Prishtinës

Drita po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion.

Në ndeshjen e xhiros së 29-të, ”Intelektualët” shënuan fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat për skuadrën gjakover i shënoi futbollisti Veton Tusha.

Drita vazhdon të jetë lidere e tabelës, ku me këtë fitore shkon në kuotën e 63 pikëve, 10 më shume se skuadra e Ballkanit e cila renditet në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e pestë në tabelë, me 38 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/