75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Drita eliminohet me kokën lartë, Dukagjini turpërohet në Kroaci

Dy skuadrat kosovare, Drita dhe Dukagjini, janë eliminuar nga kualifikimet për Conference League.

Intelektualët në ndeshjen e kthimit e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mposht nga skuadra çeke, Viktoria Plzen, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Durosim në minutën e 76-të.

Drita nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin me anë të Blerim Krasniqit në 90+2.

Plzen arriti fitoren nga një penallti e dyshimtë, ku në minutën e 90+24 u tregua i saktë futbollisti Erik Jirka.

Drita u eliminua pasi ndeshja e parë në Çeki kishte përfunduar me barazim 0-0.

Skuadra tjetër kosovare, Dukagjini pësoi humbje të thellë nga Rijeka në ndeshjen e dytë, duke u mposhtur me rezultat 6-1.

Golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Iljasa Zulfiji.

Skuadra kroate kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 7-1./IndeksOnline/