75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Drita eliminohet në “tavolinë” nga Liga e Kampionëve

Drita e Linfield, parashihej që të përballeshin në finale të raundit parakualifikues, dhe fituesi do të siguronte biletën për në raundin e parë kualifikues.

Por, sipas gazetarit McNally nga Sunday Mirror, në rast se ndeshja nuk do të zhvillohet këtë javë, atëherë Drita do të humbë ndeshjen në tavolinë, 3-0″.

Ndërkaq, ende nuk është marrë një vendim nga UEFA rreth kësaj çështjeje, nëse do të ketë datë tjetër apo jo për zhvillim të ndeshjes.Kjo çështje tani do t’i paraqitet Organit të Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim në përputhje me shtojcën I të rregullores së Ligës së Kampionëve 2020/21 të UEFA-s, që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar.

Ndërkohë, FFK i ka bërë lutje UEFA-s që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër.

E gjithë kjo erdhi pasi Hamdi Namani rezultoi pozitiv me koronavirus. /IndeksOnline/