Drita – Ferizaji, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshjet e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Një ndeshje interesante do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku Drita do të jetë nikoqire e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.
Intelektualët renditen në pozitën e dytë me 60 pikë dhe janë duke luftuar për titullin e kampionit me skuadrën e Ballkanit e cila ka një pikë më shumë.
Në anën tjetër skuadra e Ferizajit ndodhet në pozitën e nëntë me 31 pikë dhe po lufton për mbijetesë.
Formacionet zyrtare:
Drita: Smakiqi, B.Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Broja, Jashari, Selmani, Baftiu, Ajzeraj, Simonovski.
Ferizaji: Rexhepi, Gligorov, Halili, Bardhi, Shabani, Qerkini, Ramusa, Islami, Krasniqi, Sadriu, Haxhimusa./IndeksOnline/