75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drita firmos me një super-mbrojtës nga jashtë!

Njëri nga futbollistët më të mirë të Vardarit sot i është bashkuar klubit të Dritës.

Fjala është për mbrojtësin e Vardarit, Vladica Brdarovski i cili sot dhe zyrtarisht ka firmosur me klubin e Dritës, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur klubi vet klubi i Dritës përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë i klubit të Dritës:

“Brdarovski vishet bardh e kalter

Njeri nder lojtaret me te mire te Vardarit sot vishet bardh e kalter. Mbrojtesi i krahut te djathtë Vladica Brdarovski i lindur ne Manastir te Maqedonisë se Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nenshkruar me kampionin.

Berda ka nenshkruar kontratë nje vjeqare me mundesi vazhdimi edhe per nje vit tjeter dhe keshtu do ta perforcoje edhe me shume fazen e mbrojtjes!

Berdarovski per me shume se pese vite ishte pjese e Vardarit ku gjate kesaj periudhe arriti qe te shpallej tre here kampion dhe per shume sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri ne vitin 2015 ishte edhe pjese e kombetares se Maqedonise se Veriut.

Mire se vjen BRDA”.