18:46 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / C E

Drita fiton bindshëm, mban kreun e tabelës

Drita ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Vushtrria.

Intelektualët kanë fituar 0-4 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Golat për skuadrën nga Gjilani i shënoi Xhevdet Shabani (1′), Haxhimusa (22′), Fazliu (79′) dhe Rexha (83′).

Në Mitorvicë, Trepça ’89 ka barazuar 1-1 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për mbijetesë.

Për prishtinasit shënoi Shala në minutën e 33-të ndërsa barazoi Jashari në minutat shtesë.

Në Klinë, Gjilani ka fituar me rezultat 1-3 ndaj Dukagjinit.

Për mysafirët shënuan Razak (1′), Shala (7′ autogol) dhe Hajdari (65′).

Ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Kamara në minutën e nëntë të ndeshjes.

Drita është në vendin e parë me 55 pikë, katër më shumë se Gjilani në vendin e dytë. /IndeksOnline/