75 Mall Live Search
22:03 / E Martë, 12 Korrik 2022 / Gj. Sh

Drita fiton bindshëm ndaj Inter Turkut, kualifikohet tutje

Skuadra e Dritës ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Inter Turkut.

Golat për skuadrën nga Gjilani i shënuan Marko Simonovski në minutën e 2-të, dhe Arbnor Muja me dy gola të shpejtë në minutat 49 dhe 51, e vulosën fitoren e Dritës, raporton Indeksonline.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimin në Konferencë Ligë dhe u zhvillua në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, në Prishtinë.

Me këtë fitore Drita kalon në raundin tjetër ku do të ndeshet me skuadrën belge Antwerp./Indeksonline/