75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 27 Mars 2025 / G T

Drita fiton derbin e Anamoravës, vazhdon rrugën drejt titullit

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore 4:0 ndaj Gjilanit në derbin e javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Qysh në pjesën e parë, skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi se është futur në fushë për tri pikë të plota, shkruan Indeksonline

Katër gola ekipi “Intelektual” i shënoi në pjesën e parë. Golashënuesit ishin: Ajzeraj, Broja, Manaj dhe Kostyshyn.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e parë, kurse Gjilani mbetet në pozitën e 4-të me 35 pikë./Indeksonline/