75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Gj Sh

Drita fiton ”derbin e shqiptarëve” ndaj Shkëndijas, ”Intelektualët” afër kualifikimit në fazën tjetër të Conference League

Drita ka fituar derbin e shqiptarëve në Conference League.

”Intelektualët” në një atmosferë fantastike në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, mposhtën skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkëndijën e Tetovës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm për Kampion e Kosovës e shënoi sulmuesi Arb Manaj, në minutën e 20-të.

Drita po tregon rezultate fantastike në Conference League, ku nuk ka asnjë humbje në fazën e ligës, ku me dy fitore e dy barazime ka grumbulluar plot 8 pikë të cilat duken të mjaftueshme për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, skuadra e Shkëndijës mbetet me 4 pikë./IndeksOnline/