14:55 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / L K

Drita fiton derbin me Ballkanin, “nxehet” gara për titull

Drita e ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2-1. Të parën në epërsi kaluan mysafirët me golin e Jashanicës.

Por Drita arrin të kthehet në lojë kur në 15 minutat e fundit të ndeshjes realizon dy gola.

Baftiu dhe Krasniqi shënuan për rikthimin e vendasve.

Me këtë fitore, Ballkani tani si lider ka vetëm 5 pikë më së shumë se sa Llapi e Drita që janë ndjekësit e vetëm për titull./Indeksonline/