16:54 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

Drita fiton me klas ndaj Malishevës, tregon seriozitetin për titullin kampion

Skuadra e Dritës ka shënuar edhe një fitore tjetër në kuadër të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

‘’Intelektualët mposhtën në udhëtim skuadrën e Malishevës me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Serinë e golave në këtë përballje e hapi Besnik Krasniqi i Dritës, i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 9-të.

Malisheva arriti ta barazoj rezultatin me anë të Marc-Olivier në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, Drita arriti të shënoj edhe tre gola të tjerë.

Marko Simonovski kaloi ”Intelektualët” në epërsi në minutën e 52-të, ndërsa Almir Kryeziu shënoi golin e tretë në këtë ndeshje në minutën e 65-të.

Përkundër këtij rezultati, Drita nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt me sulmuesin Almir Ajzeraj në minutën e 82-të.

Malisheva në fund të takimit arriti ta ngushtoj rezultatin me anë të Drilon Hazrollaj, i cili shënoi në minutat shtesë.

Me këtë fitore skuadra e Dritës tregon se është njëra nga skuadrat favorite për ta fituar titullin këtë sezon, pasi deri më tani nga shtatë ndeshje të zhvilluara, ka arritur pesë fitore dhe dy barazime, duke u renditur e para në tabel me 17 pikë.

Ndërkohë Malisheva po vazhdon me rezultate negative, ku deri më tani ka grumbulluar vetëm 7-të pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabel./IndeksOnline/