75 Mall Live Search
16:35 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / C E

Drita fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Drita ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Malishevës, në ndeshjen e javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan u mbyll me shifrat 3:1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Hasan Hyseni në minutën e 48-të, por nuk arriten ta mbanin deri në fund.

Vendasit përmbysen gjithçka me golat e shënuar nga Almir Ajzeraj (61’), Hamdi Namani (76’) dhe Ardit Tahiri (90+7).

Drita pas kësaj fitore ka 55 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me nëntë pikë më pak se lideri, Ballkani, dhe me pikë të njëjta me Gjilanin. “Skifertat” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër ndaj Dukagjinit.

Kurse, Malisheva renditet e gjashta me 37 pikë.