Drita fiton ndaj Prishtinës së Re dhe merr lidershipin
Drita është rikthyer në krye të tabelës së Superligës së Kosovës.
Kjo pasi skuadra gjakovare, para tifozëve vendas, në ndeshjen e javës së 23-të, shënoi fitore ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Albert Dabiqaj hapi serin e golave duke shënuar në minutën e 35-të.
Futbollisti Liridon Balaj dyfishoi rezultatin, me golin e shënuar në 45+1
Golin e sigurisë pë ”Intelektualët” e shënoi Arthur, në minutën 90+3.
Me këtë fitore, Drita merr kryesimin e tabelës në Superligë, me 42 pikë, tre më shumë se Ballkani.
Në anë tjetër, Prishtina e Re renditet në vendin e nentë, me 22 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/

