12:23 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Drita – Gjilani, statistikat e derbit më të mirë kosovar

Sot zhvillohet super ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës.

Drita është në formë fantastike dhe po lufton për titullin e Superligës. ‘Intelektualët’ gjenden në pozitën e dytë me pikë të njëjta me Prishtinën, nga 50 (dhe një ndeshje më pak), shkruan IndeksOnline.

Kurse, Gjilani në pozitën e katërt me 33 pikë – dhe në njëfarë mënyre po lufton për mbijetesë.

Që nga paslufta, Drita dhe Gjilani janë takuar plotë 34 herë. Drita ka më së shumti fitore, me 13, kurse Gjilani me 10. Dy skuadrat janë ndarë baras në 11 ndeshje kampionale.

Duke parë historikun, shihet se fitoren me të thellë në histori e ka klubi i Dritës, të cilët mposhtën ‘Skifterat’ gjatë sezonit 2002/03 me rezultat 1-6.

Dy ndeshjet e fundit në kampionat në këtë sezon (2020/21) u mbyllen me këto rezultate: Drita 0-0 Gjilan dhe Gjilan 2-3 Drita.

Takimi mes ‘Intelektualëve’ dhe ‘Skifterëve’ do të zhvillohet nga ora 13:00./IndeksOnline/

FOTO/ Lumi Press 06