Drita hedh poshtë raportimet se ka interesim për ta rikthyer sulmuesin nigerian!

Gjatë ditë së sotme në mediat në Shqipëria qarkulloi lajmi se për sulmuesin e Laçit, Kirian Nuabeze është i interesuar klubi i Dritës.
Drita e kishte në radhët e veta sulmuesi nigerian në sezonet e shkuara, por që e liroi atë për një aventurë të re, shkruan IndeksOnline
E rreth kësaj ngjarje, IndeksOnline ka biseduar me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin, i cili hedh poshtë çdo spekulim të mundshëm që Nuabeze të transferohet përsëri te ta.
Zyberi thotë shkurt se nuk ka asgjë të vërtetë rreth lajmit të publikuar nga media e caktuar.
Kujtojmë se Drita u shpall kampion i Kosovës vitin e kaluar, po ashtu e mbyll këtë vit si kampion vjeshtor./IndeksOnline/