Drita humb edhe në Superligë, e mposht Ferizaj

Skuadra e Dritës ka pësuar humbje edhe në Superligën e Kosovës, pas asaj disfateje në UEFA Europa League ndaj FCSB-së.
Ferizaj e mposhti minimalisht 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Berisha në minutën e 12’të, shkruan Indeksonline
Për ekipin nga Gjilani gjithçka u vështirësua në minutën e 39’të, ku mbrojtësi Ovouka u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Ferizaj arriti ta mbante rezultatin, pasi ishte me një lojtar më shumë në fushë.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e tri pikëve në sezonin e ri të Superligës./Indeksonline/