17:05 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Drita hyn në seri, Prishtina se bën hesapë KEK-un

Drita Gjilanit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa pasditen e sotme ka mposhtur Ferizajn në transfertë, me rezultatin 0-2. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro zhbllokoi rezultatin me anë të Haxhimusës, ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe golin e dytë me anë të Haxhi Nezirajt.

Fitore të pastër 3-0 mori edhe Prishtina, që priti në stadiumin “Fadil Vokrri” debutuesit në IPKO Superliga, KEK-un. Pas një pjese të parë në barazim, skuadra e Josës zgjidhi gjithçka në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar me anë të Abdul Basit, Morinës dhe Pefqelit.

Skuadra tjetër e kryeqytetit, kuqezinjtë e Flamurtarit pësuan një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin minimal 1-0, në transfertën ndaj Ballkanit. Humbje minimale pësoi edhe Liria në transfertën ndaj Drenicës.