75 Mall Live Search
07:28 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Drita i frikësohet AZ Alkmaarit, Zekirija Ramadani: E preferoj Celjen si kundërshtar të play-offit

Skuadra e Dritës edhe pse mbrëmë pësoi humbje 3:0 ndaj Rayo Vallecano – arriti të sigurojë play-offin e UEFA Conference League.

Tani për skuadrën kosovare janë mësuar dy kundërshtarët e mundshëm, shkruan Indeksonline

AZ Alkmaari dhe Celje janë dy prej kundërshtarëve të play-offit.

Pikërisht për këto dy kundërshtarë, foli edhe trajneri Zekirija Ramadani pas ndeshjes mbrëmë.

Ai i frikësohet skuadrës nga Holanda, pasi e “shkatërroi” në mes të Prishtinës javë më parë.

“AZ Alkmaar e njohim, preferoj Celjen si kundërshtar në play-off”, ka thënë ai.

Shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 16 janar të vitit 2026./Indeksonline/