16:54 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Drita i kthehet fitoreve dhe vendit të parë në Superligë

Skuadra e Dritës i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Në xhiron e 32-të kampioni aktual shënoi fitore 3 me 1 kundër Feronikelit, shkruan IndeksOnline

Golin e parë në ndeshje e shënoi, Festim Alidema në minutën e 15’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase shënoi dy gola me anë të Astrit Fazliut (49’të) dhe Xhevdet Shabanit (74’të).

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Simonovski në minutën e 87’të.

Me këtë fitore Drita ngritët në pozitën e parë me 68 pikë, një më shumë se Ballkanit (68), që ka një ndeshje më pak dhe dy më shumë se Prishtina (66) që po ashtu ka një ndeshje më pak../IndeksOnline/