75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Drita i mbush arkat e klubit, kaq para kanë fituar deri tani në UEFA Conference League

Skuadra e Dritës edhe pse humbi ndaj Rayo Vallecanos mbrëmë, është kualifikuar në fazën e play-offit në UEFA Conference League.

Gjilanasit kanë shkruar historinë e futbollit kosovar. Derisa futbollistët dhe stafin i gëzon ky kalim në play-off, për pronarët është një tjetër “festë”, shkruan Indeksonline

Drita deri tani ka gjeneruar një shumë të madhe parash nga pjesëmarrja në Conference League.

May be an image of soccer, football and text that says 'DICT SIX [ STRAL STRAUSS DritaFC ©Drita'

Kualifikime, faza e ligës, fitore, barazime dhe bonuse shtesë – Drita ka fituar deri tani plotë 5.4 milionë euro.

Kjo shifër mund të rritet nëse skuadra kosovare kalon fazën e play-offit, ku si kundërshtar pritet ta ketë një prej skuadrave si: AZ Alkmaar dhe Celjen.

Në rast se fiton, i gjeneron 400 mijë euro, në rast se barazon 133 mijë euro dhe në rast të eliminimit, 200 mijë euro.

Në janar të vitit 2026, Drita mëson kundërshtarin, kurse ndeshje zhvillohet në muajin shkurt./Indeksonline/