75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / Gj. Sh

Drita i rikthehet fitoreve, ia shkakton Malishevës humbjen e parë

Drita i është rikthyer fitoreve pas humbjes në fundjavë nga Llapi.

Kaltërebardhët shënuan fitore në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 2-1, në ndeshjen e mbetur nga java e parë, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Bekim Isufit, shkruan IndeksOnline.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 24-të, me golin e Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga penalltia.

Veton Tusha dyfishoi rezultatin, në minutën e 59-të.

Malisheva tentoi të rikthehet në lojë, me golin e Altin Aliut, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 79-të.

Drita me këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Malisheva ka 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë./IndeksOnline/