Drita ia merr Drenicës qendërmbrojtësin afrikan

Skuadra e Dritës e ka kthyer në skuadër mbrojtësin afrikan, Benjamin Agayare.
28 vjeçari ishte i huazuar te Drenica ku kishte luajtur 13 ndeshje.
“Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas nje huazimi katër mujor te Drenica.
Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës.
Tek Drenica ka zhvilluar 13 ndeshje në total dhe tani është bashkuar me ekipin ku do të filloj përgaditjet për stinorin pranveror.
Agyare më parë ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar, te skuadra e Apolonis së Fierit” thuhet në njoftimin e Dritës së Gjilanit./Indeksonline/