Drita ia ‘vë flakën’ Superligës, barazon me Besën

Skuadra e Dritës ka lëshuar pikë të mëdha në ndeshjen kundër Besës së Pejës.
Takimi i vlefshëm për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës mes Besës dhe Dritës u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan IndeksOnline
Në pjesën e parë, Besa kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Ardi Tahiri në minutën e 19’të.

Në pjesën e dytë kampioni aktual arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 63’të me golin e shënuar nga Betim Haxhimusa.
Ekipi gjilanas pati shumë raste të tjera shënimi, por nuk arriti të shënonte golin e dytë.
Me këtë barazim Drita ia ‘vë’ flakën Superligës. Ata bien në pozitën e tretë me 65 pikë, dy më pak se lideri Ballkani (67) dhe një më pak se vendi i dytë Prishtina (66)./IndeksOnline/