Drita kërkon kualifikimin në rundin tjetër, e pret Feynoordi

Drita sonte (e enjte) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë apo të kthimit ndaj Deçiqit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u fitua 2-1 nga “Intelektualët”.
Ndeshja e sontme zhvillohet në “Gradski Stadion” në Podgoricë, me fillim nga ora 20:45.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është më afër kalimit tutje dhe sonte vlerësohet më favorite për ta bërë këtë.
Nëse Drita kalon në raundin e dytë, aty do të takohet me gjigantin holandez, Feyenoord. Kundërshtari i njëjtë e pret edhe Deçiqin, gjithmonë nëse kalon tutje.
