22:22 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Drita kryen stërvitjet e fundit në Durrës, nesër niset drejtë Varshavës

Të enjten Drita do të zhvilloj ndeshjen e xhiros së tretë të kualifikimeve për Europa League.

Kampionët e Kosovës kanë kryer stërvitjet e fundit në Durrës para nisjes drejtë Varrshavës ku do të ndeshet me Legian.

Ky është njoftimi i klubit:

Perfundon stervitja e fundit ne Durres

Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonis.

Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, ne perjashtim te kapitenit Ard Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.

Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin.

E gjithe vemendja tek ndeshja..!