75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Drita kualifikohet në gjysmëfinale, mposht Dukagjinin

Skuadra e Dritës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Klubi nga Gjilani mposhti pas penalltive Dukagjinin me rezultatin 4:3, në takimin e zhvilluar në Klinë, shkruan Indeksonline

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll pa gola 0:0.

Kujtojmë që sot u kualifikua edhe skuadra e Prishtinës, pasi mposhti Trepçën ’89.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, Malisheva – Ballkani dhe Vojsa – Suhareka./Indeksonline/