Drita – Llapi | Trajneri Nuhiu flet para ndeshjes, tregon planin e tij për nesër!

Nesër me fillim nga ora 13:00, Drita dhe Llapi do të takohen mes veti për ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Dritës që aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara, nesër do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj një Llapi të përforcuar gjatë afatit dimëror të transferimeve, shkruan IndeksOnline
E për të njohur më shumë se si do të jetë rrjedha e lojës, dhe se a ka kontingjent të mjaftueshëm të futbollistëve për nesër, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se do t’i pret një ndeshje e vështirë por që do të japin më të mirën nga vetja.
“Do të jetë një përballje e vështirë, Llapi ka një skuadër cilësor, ku edhe e dëshmuan në ndeshjen e Kupës. Kemi edhe ne forcat dhe qëllimet tona, që do të mundohemi t’i neutralizojmë pikat e tyre të forta dhe të shprehim vlerat tona”, tha fillimisht Nuhiu.
Kemi Disa mungesa për këtë ndeshje, por mendoj se kemi kontingjent të mjaftueshëm të futbollistëve”.
Tekniku, tha se ndeshja e nesërme është e rëndësishme, por jo që përcakton fituesin e Ligës.
“Është më rëndësi të fillohet mbarë, por në asnjë moment nuk është ndeshje përcaktuese e ligës, ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe çdo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme”, tha ai.
Kutjojmë se Drita po prinë aktualisht tabelën e Superligës me tre pikë diferencë nga vendi i dytë që ndodhet Ballkani nga Suhareka./IndeksOnline/