Drita marshon drejt titullit, merr tre pikë ndaj Llapit

Drita ka marr tre pikë në transfertën e vështirë në Podujevë.
”Intelektualët” fituan ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Blend Baftiu shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 58-të, ndërsa fitoren e vulosi Ovouka në 90+3.
Me këtë fitore Drita po vazhdon sigurt drejt titullit kampion duke shkuar në kuotën e 66-të pikëve ndërsa Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë./IndeksOnline/