75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Drita mban kreun, bëhet shumë interesante lufta për mbijetesë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së 27-të të Superligës që filluan nga ora 17:00.

Drita me shumë vështirësi e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0.

Golat për skuadrën e Nuhiut i shënuan Liridon Leci në minutën e 57-të dhe Fazliu në minutën e 87-të të ndeshjes.


Fitore të madhe si mysafir ka arritur edhe Trepça ’89 që mposhti Drenicën me rezultat 2-4.

Për vendasit golat i shënuan Shillova në minutën e 16-të dhe Hyseni në minutën e 20-të të ndeshjes.

Ndërsa për mitrovicasit realizuan Avdyli (7′), Hoti (28′), Emini (58′) dhe Ahmeti (88′).


Flamurtari ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3-2.

Golat për prishtinasit i shënaun Kelmendi (42′ dhe 58′) dhe Shala (50′).

Ndërsa për Ferizajin realizuan Asani (57′) dhe Orana (85′).


Drita mbetet në krye me 58 pikë, shtatë më shumë se Prishtina e Gjilani.

Flamurtari është në vendin e shtatë me 36 pikë, Drenica në vendin e tetë me 35 pikë, Trepça ’89 në vendin e nëntë me 31 pikë derisa Ferizaji në vendin e dhjetë me 26 pikë. /IndeksOnline/