Drita mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Celje
Skuadra e Dritës sonte ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Celje.
Futbollistët e klubit kosovar sonte u paraqitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për t’i bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme, shkruan Indeksonline
Drita luan ndaj Celje, nesër nga ora 21:00 – në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për UEFA Conference League.
Kujtojmë që në konferncë për media, Zekirija Ramadani u shpreh se skuadra e tij është e gatshme dhe tashmë janë bërë të gjitha analizat për kundërshtarin./Indeksonline/

