75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / G T

Drita me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Celjes

Skuadra e Dritës gjatë javës së ardhshme zhvillon ndeshjen e rëndësishme të play-offit të UEFA Conference League-s.

Siç raporton faqja afër klubit nga Gjilani, “Since 1947” – dy mungesa të mëdha do t’i ketë skuadra e Dritës për ndeshjen e parë që zhvillohet të enjtën në “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline

Mesfushori Rron Broja dhe sulmuesi Arb Manaj, do të mungojnë në ndeshjen e parë.

Madje, raportohet se Broja nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e kthimit.

Drita para ndeshjes ndaj Celjes luan ndaj Drenicës në Superligën e Kosovës./Indeksonline/