75 Mall Live Search
19:54 / E Martë, 22 Korrik 2025 / Gj. Sh

Drita me paraqitje dinjitoze ndaj Copenhagen në pjesën e parë

Drita po vazhdon aventurën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës është duke luajtur me gjigantin danez, Copenhagen, në rrethin e dytë kualifikues.

Drita po bën paraqitje dinjitoze, ku pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0-0.

Ky është një rezultat i mirë, duke pasur parasysh se ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /IndeksOnline/