75 Mall Live Search
17:02 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / Gj. Sh

Drita me VAR merr tre pikë ndaj Ferizajit, Malisheva fiton ndaj Drenicës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Skuadra e Dritës ka marr tre pikë të arta në shtëpi, duke e mposhtur Ferizajin me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 83-të, ku realizator ishte Ardit Tahiri, Ky gol u pranu pas rishikimit nga VAR, i cili zgjati rreth 10 minuta.

Kastriot Selmani dyfishoi rezultatin në minutën e 90+2.

Fitoren skuadrës së Dritës ja siguroi Marko Simonovski, i cili shënoi për 3-0 në 90+9.

Në ndeshjen tjetë të zhvilluar sot, Malisheva mposhti në udhëtim Drenicën me rezultat 2-1.

Agim Zeka i dha epërsin vendaseve në minutën e 5-të, ndërsa dy minuta më vonë Behar Maliqi barazoi shifrat në 1-1.

Golin e fitores për Malishevën e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 24-të./IndeksOnline/