75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / Gj. Sh

Drita merr fitore në minutat e fundit (VIDEO)

Skuadra e Dritës është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës pas barazimit me Prishtinën në mesjavë.

Klubi nga Gjilani fitoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Blend Baftiu kaloi Dritën në epërsi qysh në minutën e 5-të të ndeshjes.

Dukagjini arriti ta barazonte rezultatin me golin e Archange Koxy, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 42-të.

Sulmuesi 19-vjeçar Ardit Tahiri, shënoi golin e dytë për skuadrën vendase në minutën e 87-të, i cili doli të jetë edhe goli i fitores.

Drita me këtë fitore vazhdon të mbaj kryesimin e tabeles në Superligën e Kosovës me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica renditet në vendin e pestë me 11 pikë./IndeksOnline/