75 Mall Live Search
18:54 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Drita merr fitoren e radhës, ruan kreun e tabelës

Skuadra e Dritës ka arritur të triumfoj në ndeshjen e sotme ndaj Ferizajit.

Djelmoshat e Ardian Nuhiut, morën një fitore të pritur me rezultat 2:0, shkruan IdeksOnline.

Ani pse kishin raste të shumta gjilanasit nuk arritën të gjenin epërsinë gjatë pjesës së parë, ndërsa dy gola e fitores i shënuan në 45 minutat e dyta.

Kastriot Rexha shënoi nga pika e bardhë në minutën e 48-të të ndeshjes, për epërsinë fillestare të Dritës, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Ardian Cuculi me golin e shënuar në minutën e 77-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Drita ruan kreun, tashmë ka 5 pikë më shumë se Prishtina, e 6 më shumë se Ballkani, skuadra këto që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ferizaj me këtë humbje mbetet në zonën e rrezikshme, përkatësisht në vendin e 10-të me 25 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/