75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Gj Sh

Drita merr një pikë në udhëtim ndaj KuPS, në ndeshjen e parë të fazës së ligës së Conference League

Drita e ka nisur me barazim fazën e ligës së Conference League.

Kampioni i Kosovës në ndeshjen e parë morri një pikë në udhëtim te skuadra finlandeze, KuPS, ku ndeshja përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa KuPS kaloi e para në epëri në minutën e 74-të, me golin e Piotr Parzyszek.

“Intelektualët” reaguan shpejtë, duke barazuar rezultatin me golin e Albert Dabiqaj, në minutën e 81-të.

Ky ishte një rezultat pozitiv për Dritën, derisa ndeshjen e ardhshme në Conference League e luan ndaj skuadrës qipriote, Omonia, me 23 tetor, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/