75 Mall Live Search
20:51 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / Gj. Sh

Drita merr rezultat pozitiv në ndeshjen e pare ndaj Antwerpit

Skuadra kosovare Drita, ka arritur rezultat pozitiv në ndeshjen e pare si mysafir i Antwerpit.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, shkruan Indeksonline.

Skuadra e Dritës arriti që me sukses ta mbaj portën e paprekuar edhe pse skuadra e Antqerpit kishte shumë raste të mira shënimi.

Portieri Faton Maloku, dhe mbrojtja e klubit gjilanas ishte pika më e fotë e ndeshjes ku nuk u thyen nga sulmet e njëpasnjëshme të skuadrës belge.

Kjo është ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhëshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/