Drita merr tre pikë të reja, e mposht Malishevën

Drita ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Superligës, para tifozëve vendas e mposhti skuadrën e Malishevës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Besnik Krasniqi i dha epërsinë ”Intelektualeve”, me golin e shënuar nga penalltia, në minutën e 67-të.
Malisheva arriti ta barazonte rezultatin në minuntën e 80-të, me golin e Dzemal Imbishit.
Por gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Albert Dabiqaj riktheu epërsinë e Dritë, gol ky që kishte vlerën e tre pikëve.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 14 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt në tabelë, derisa Malisheva renditet në vendin e gjashtë, me 10 pikë të grumbulluara nga nëntë ndeshje./IndeksOnline/