75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / Gj Sh

Drita merr vetëm një pikë ndaj Omonia

Drita nuk ka arritur të marr tre pikë të plota në ndeshjen e dytë të fazës së ligës së Conference League.

Kampioni i Kosovës është mjaftuar me një barazim ndaj skuadrës qipriote, Omonia, ku rezultati përfundimtar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte 1-1, shkruan IndeksOnline.

“Intelektualët” e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Arb Manaj, në minutën e 12-të.

Por skuadra gjilanase nul arriti ta mbronte rezultazin, duke pësuar gol në fundin e pjesës së parë. Golashenues ishte Giannis Masouras, në 45+1.

Pas dy ndeshjeve në fazën e ligës, Drita ka grumbulluar dy pikë, derisa për Omonia kjo ishte pika e parë./IndeksOnline/