75 Mall Live Search
13:55 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Drita Millaku nis terrenin, tani me LDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Facebook.

‘’Me miq të mirë, në vend të mirë!’’, ka shkruar ai.

Ajo çfarë bie në sy është edhe deputetja, Drita Millaku, e cila para disa ditësh aderoi në LDK nga Vetëvendosja.

Siç duket Millaku ka nisur terrenin me partin e re.

Ish- Deputetja e Vetëvendosjes është ‘’rrëmbimi’’ i dytë, që LDK i bëri VV-së, pas Doarsa Kica-Xhelilit.