Drita mposht Prishtinën e Re, i afrohet vendit të parë
Ka përfunduar ndeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Është Drita, ajo e cila siguroi tre pikët ndaj Prishtinës së Re ku fitoi me rezultat 0-2.
Golat për Dritën u realizuan nga Rron Broja dhe Kristal Abazaj, në minutën e 21-të dhe 53-të.
Me këtë fitore Drita mbetet në pozitën e 3-të me 23 pikë, duke barazuar pikët me Ballkanin në pozitën e 2-të, ndërsa Prishtina e Re në fund të tabelës me vetëm 9 pikë./IndeksOnline/

