Drita mposhtë Besën e merr kreun e tabelës në Superligë

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Dritës dhe Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e fitoi këtë takim me rezultatin final në 3:1 falë golave të shënuar, dy nga Xhevdet Shabani e një nga Bujar Shabani, ndërsa për Besën realizoi, Hajdini, shkruan IndeksOnline
Me këtë fitore skuadra e Nuhiut merr vendin e parë me 47 pikë të grumbulluar e Besës i thellohet kriza edhe më shumë.