Drita mund të bëjë dritë sonte, 90 minuta larg historisë

Skuadra e Dritës sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Differdange, në kuadër të play-offit të UEFA Conference League.
Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur me rezultatin 2:1, në të mirë të klubit kosovar, shkruan Indeksonline

Sonte, nga ora 20:00 kampioni i Kosovës synon të shkruajë historinë e vet, duke siguruar fazën e ligës në garat e UEFA-s për herë të parë.
Bastorët e shohin si favorite ekipin vendas nga Luksemburgu me kuotën 2.15, kurse Drita ka 3.20. Megjithatë, skuadra kosovare është 90 minuta larg historisë./Indeksonline/