Drita në aeroportin e Gjenevës, niset drejtë Kosovës

Drita ka marrë një goditje shumë të madhe gjatë ditës së djeshme ku dy lojtar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pak para ndeshjes finale të parakualifikimeve.
Kampionët e Kosovës duket se do të eliminohen me rezultat zyrtar dhe kështu përfundon ëndrra evropiane për ta, shkruan Indeksonline.
Lojtarët aktualisht ndodhën në Aeroportin e Gjenevës dhe janë rrugës për tu kthyer në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme do të mësohet zyrtarisht fati i ndeshjes, por me shumë gjasë gjithçka ka përfunduar për ta. /IndeksOnline/
