75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Drita në lloq e bën “skllotë” Dukagjinin

Ka përfunduar java e 16-të e Superligës së Kosovës me ndeshjen mes Dritës e Dukagjinit. Skuadra nga Gjilani ka mposhtur skuadrën nga Klina me rezultat 4-0.

Arbnor Muja ka qenë hero i ndeshjes duke realizuar dy gola në fitoren e Dritës.

Për mysafirët u vështirësuan punët në fund të pjesës së parë kur Merlaku u ndëshkua me karton të kuq.

Blakqori dhe Tahiri në fund të ndeshjes shënuan për 3-0.

Me këtë fitore, Drita rënditet në pozitën e tretë me dy pikë më pak se Ballkani që është lider./Indeksonline/