Drita në mesin e tetë skuadrave më të mira të Conference League, rezultatet e sotme dhe tabela
Sonte janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të fazës së Ligës, në Conference League.
Kampioni i Kosovës, Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi e mposhti me rezultat 1-0 skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkëndijën e Tetovës, shkruan IndeksOnline.
”Intelektualët” nuk kanë asnië humbje deri më tani, derisa aktualisht janë në mesin e tetë skuadrave më të mira në tabelë.


Samsunspor dhe Strasbourg kryesojnë tabelën me nga 10 pikë, një më shumë se Celje, Shakhtar Donetsk e Mainz, derisa Drita ka 8 pikë
Ndërkohë Rapid Viena është skuadra e vetme e cila nuk ka asnjë pikë edhe pas katër ndeshjëve./IndeksOnline/


