75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drita në rrethin e tretë për Evropa Ligë do të përballet me një skuadër të fortë!

Skuadra e Dritës ka arritur të shkruajë historinë, pasi në udhëtim ka mposhtur skuadrën nga Maqedonia Veriore, Sileks.

Djelmoshat e Nuhiut u treguan të zot në Shkup, ku me rezultat final në 0:2 mposhtën klubin maqedon për të siugruar kështu një vend në rrethin e tretë të garave në Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline


Kështu, Drita shkruan historinë duke u kualifikuar në rrethin e tretë të kësaj gare, gjë që nuk e ka bërë asnjë skuadër kosovare më parë.

Kujtojmë se takimin e radhës skuadra e Dritës do ta zhvillojë ndaj Legias Varshava me 24 shtator.