Drita nënshkruan me nigerianin Esosa

Sulmuesi Esosa ka kaluar me sukses provat te Drita dhe ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me gjilanasit.
24-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit në Qipro dhe Turqi.
“Me të marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë. Me pa durim kam pritur që të takohesha me grupin që më ka pritur shumë mirë dhe i jam falënderues. Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prapë të dalë kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, deklaroi Esosa.
/Indeksonline/
